Daçiç për bashkësinë e komunave serbe - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krijimi i bashkësisë se komunave serbe ne Kosove, qe ka përplasur qeverinë me lëvizjen Vetëvendosje, është komentuar nga ministri i jashtëm serb si fuqia e pare politike e serbeve qe pas vitit 1999. Numri dy i qeverise se Beogradit tha se ky asociacion do te krijohet se shpejti, por i pyetur nëse ky është nje hap drejt ndarjes se Kosovës ai u përgjigj se ne këto momente është herët te flitet per këtë gjë. ?Kjo është forma e parë autonome, më e ulët se ajo që ne e quajmë provincë?, tha Daçiç. Per zyrtaret e larte serbe marrëveshja e Brukselit per bashkësinë e komunave serbe është nje prej arritjeve me te mëdha ne dialogun me Prishtinën, pasi siguron autonomi me kompetenca te zgjeruara per 10 komuna serbe, por Vetëvendosja thotë se marrëveshja i lejon Serbisë te fuqizohet brenda Kosovës siç ka ndodhur me republikën serbe ne Bosnje dhe bën thirrje për protesta. Formimi i kësaj bashkësie mund t?i hapë rrugë edhe nje autonomie territoriale për komunat shqiptare në jug të Serbisë. Në një intervistë për agjencinë ruse te lajmeve ?Sputnik?, udhëheqësit politike të shqiptarëve të Luginës se Preshevës, Jonuz Musliu dhe Ragmi Mustafa, deklaruan se pas koordinimit me Prishtinën dhe Tiranën do të kërkojnë qe te drejtat që u jepen serbeve në Kosovë, t?u jepen edhe shqiptareve te Luginës se Preshevës. Bashkësia e komunave serbe do te ketë nje statut, qe do të aprovohet nga kuvendi i komunave pjesëmarrëse, nje kryetar, nënkryetarin dhe nje këshill prej 30 anëtaresh. Ajo do te ofroje shërbime publike per forcimin e demokracisë lokale, zhvillimin ekonomik, ne fushën e arsimit, shendetesise dhe nje pjese e financimeve do te vije nga Serbia.

Recommended