Hoti i prerë me BE: Çështja e bashkësisë së komunave serbe, e mbyllur - Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duket se bisedimet për dialogun në Bruksel kanë ngecur pas debateve që shoqëruan rihapjen e cështjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe. Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian, Mirosllav Lakçak, ka deklaruar se Asociacioni duhet të adresohet në kuadër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Por kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka bërë të qartë se kjo temë është e mbyllur tashmë.AVDULLAH HOTI KRYEMINISTER I KOSOVES?Ajo temë nuk hapet, sepse është përmbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 midis Kosovës dhe Serbisë, e cila është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, dhe pastaj është marrëveshja e parimeve e vitit 2015. Nëse Serbia këmbëngul ti rikthehet kjo do të thotë që nuk kërkon një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.?Këtë të hënë ishte planifikuar takimi i radhës i nivelit të lartë në Bruksel por sipas Miroslav Lajcak, është shtyrë në muajin tjetër pas situatës së krijuar nga koronavirusi.Cështja e bashksise se komunave me shumicë serbe është pasuar me reagime të ashpra nga aktorët politikë në Kosovë, të cilët e konsiderojnë si një prirje për ndarje të territorit dhe krijimit të një republike serbe në vend.
Recommended