Ndërtuesit takim me Veliajn - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i Këshillit Kombëtar te Territorit per te pezulluar lejet e ndërtimit deri ne harmonizimin e tyre, sipas ndarjes se re territoriale ka shqetësuara dhe njëkohësisht ka detyruar ndërtuesit qe te kërkojnë nje takim me kreun e Bashkisë se Tiranës Erjon Veliajn. Ata duan te qartësohen se puna ne zonat brenda qytetit ku ka nje plan te miratuara urbanistik do te vijoje, ndërsa do t?i kërkojnë administratës se re afate dhe procedura te qarte per marrjen e lejeve??Ne duam takim urgjent me Veliaj. Edhe administrata e re do kohe te marre veten. Edhe pse ligji s?ka fjale, praktika ka treguar qe te bllokohen ne terren?Harmonizimi i planeve rregulluese ne te gjithë vendit do te jete nje proces, i cili do te marre kohe dhe ky fakt nuk është nje lajm i mire per sektorin e ndërtimit, i cili është ne ngerç prej vitit 2008. Nëse do tu referohemi shifrave nga 2007 e deri me tani, bashkia me e madhe ne vend, ajo e Tiranës ka dhene 164 leje ndërtimit çka do te thote rreth 20 leje ne vit, nje shifër kjo e cila tregon krizën ne te cilen jane përfshire firmat e ndërtimit dhe veshtiresite qe ato po përballin per te mbijetuar.

Recommended