Kosova, takim me ndërtuesit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse Halim Kosova fiton zgjedhjet e 21 qershorit, Tirana do te ketë një plan te ri rregullues. Ky është premtimi qe kandidati i opozitës për bashkinë e kryeqytetit, ka dhëne gjate nje takimi me ndërtuesit. Sipas doktor Kosovës, nevoja e nje plani te ri, vjen per shkak te ndryshimit te kufijve te Tiranës dhe ai do te jete gati ne fund te vitit te ardhshëm. Kandidati Kosova ka përsëritur angazhimin per te negociuar me ndërtuesit për pallatet e pa shitura, per te zgjidhur problemin e strehimit për familjet ne nevoje. Ndërtuesit kane theksuar se politika duhet te mbaje kostot për betonizimin e Tiranës, pasi janë ndërtimet pa leje qe e kane katandisur kryeqytetin ne gjendjen aktuale dhe nuk duhen pare ndërtuesit si përgjegjës per këtë fenomen.

Recommended