Takim me donatoret e rindertimit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në mbledhjen e parë me donatorët pas pandemisë, përmes një video konference, kryeministri Edi Rama i njohu ata me ecurinë e deritanishme të planit të rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Arben Ahmetaj, ministri i ngarkuar për të çuar deri në fund zbatimin e planit prezantoi me detaje punën e bërë deri më tani në 26 zonat e përcaktuara për t?u rindërtuar. Pesë muaj pas goditjes sizmike, të dhënat flasin për miratimin e zhvillimit të 14 planeve të detyruara vendore dhe ende në proces 12 të tjera. Nga verifikimi i dëmeve, tërmeti i Nëntorit shkatërroi 357 pallate, mbi 3 mijë shtëpi individuale, 99 institucione publike, 108 objekte arsimore dhe 15 qendra shëndetësore . Nga banesat e dëmtuara mbi 15 mijë banorë mbetën të pastrehë, më shumë se 12 mijë prej tyre janë përfitues të bonusit të qirasë dhe afërisht 3 mijë familje janë shpërndarë nëpër tenda. Për sa i përket prokurimeve për rindërtimin, aktualisht po kryhen gjashtë procedura. Kur kanë kaluar më shume se dy muaj nga mbajtja e konferencës së donatorëve dhe kur Shqipëria arriti të grumbullojë 1.15 miliardë euro, pjesa më e madhe në formën e kredisë, Arben Ahmetaj tha se puna për lëvrimin e granteve apo huave ka nisur me Komisionin Evropian, Zvicrën, Austrinë, Turqinë, Gjermaninë, Slloveninë, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Si edhe në hapje të video-konferencës edhe në mbyllje të saj, kreu i qeverisë iu drejtua donatorëve me kërkesën për të forcuar komunikimin në realizimin e planit të rindërtimit. EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISENa duhet që të punojmë së bashku, të strukturojmë komunikimin tonë për t?u siguruar që përpjekjet e gjithkujt, pra tuajat të kanalizohen në drejtimin e duhur. Drejtimi i duhur nënkupton në mënyrë koherente me vizionin e programit të rindërtimit. Ju e dini shumë mirë që kjo është thelbësore dhe shpesh herë të tilla përpjekje dështojnë për shkak të mungesës së bashkërendimit dhe jo të vullnetit. Nuk dyshojmë në vullnetin tuja të mirë por nuk është mjaftueshëm. Na duhet t?i bëjmë bashkë fuqitë e vullneteve tona.

Recommended