Shkrumbohen 10 hektarë me pemë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm 30 minuta kanë mjaftuar që nje sipërfaqe prej gati 10 hektarë me pemë frutore dhe ullishte të digjet plotësisht në fshatin Rraboshtë të Lezhës, ndërsa në rrezik janë vënë edhe banesat. Zjarri ka rënë ne mesdite ne një sipërfaqe toke e lënë djerrë, dhe flaket u përhapen me shpejtësi duke përfshire pemët përreth. Banorët e zonës kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësit, të cilët nuk kane mbërritur ne kohe. Për pasoje janë shkaktuar dëme te konsiderueshme per fermerët. Policia ka nisur hetimet për te zbardhur shkaqet e zjarrit. Ndërkohë po këtë te enjte, ne Koshovice te Fierit flaket kane shkrumbuar rreth 1 hektar me pisha dhe shkurre. Situata është vene nen kontroll vetëm pas dy orësh. Policia dyshon se zjarri ka qene i qëllimshëm dhe po punon per zbardhjen e autoreve.

Recommended