Shtohen vatrat e zjarrit, shkrumbohen dhjetëra hektarë pyje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Beteja me flakët vazhdon ne te gjitha qarqet e vendit ndërsa bilanci i dëmeve sa vjen dhe rritet. Shtabi i emergjencave civile raporton se 12 vatra janë aktive, disa prej te cilave kërcënojnë te përhapen me tej. Nga veriu ne jug dhjetëra zjarre kane shkrumbuar masivet pyjore, sipërfaqe te konsiderueshme me shkurre.Kjo është pamja që të ofron sot mali në fshatin Patin, Klos, ku zjarri ra në sipërfaqe me shkurre dhe pisha të larta. Vatra e zjarrit e shfaqur ne këtë zone vazhdon te jete aktive. Me gjithë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse dhe ato vullnetare dëmet e janë të shumta.Për shuarjen e zjarreve ne te gjithë vendin janë angazhuan 115 zjarrfikës me 13 automjete, 50 forca ushtarake, 79 vullnetarë. Ndërkohë nga ajri veprojnë edhe helikopterët e Forcave te Armatosura.

Recommended