Bllokohet Bashkia e Pogradecit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pogradeci është nga të paktat bashki që nuk e ka përfunduar ende procesin e konstituimit. Partia Demokratike në këtë qark thekson se mbledhja është bllokuar nga e majta dhe prefekti i qarkut Ardian Konomi që ka shumicën në këtë këshill. ?Kërkuam zhvillimin e mbledhjes, por kjo u pengua nga Prefekti. Mbledhja u pengua nga e majta që ka shumicën në Këshill. Vëmë para përgjegjësisë çdo institucion që pengon punën, prefektin e Korçës dhe këshilltarët?. Ndërsa prefekti Ardit Konomi thotë se vonesa e mbledhjes për konstituimin e këshillit bashkiak, ka ardhur për shkak të zyrtarizmit te listës se këshilltarëve nga KQZ-ja.?Konstituimi i Këshillit Bashkiak ishte vendosur për 28 korrik 2015, datë që nuk mundëm ta zbatojmë për shkak të një ankimi në KQZ dhe u shty. Dje jam takuar me këshilltarët e dy palëve, të cilët ranë dakord për mbledhjen sot. Rashë dakord me kërkesën e tyre nëse do përmbushej kuorumi i nevojshëm i këshilltarëve. Por dje nuk erdhi asnjë kërkesë zyrtare dhe sot u njoha me këtë deklaratë ofensive ndaj prefektit?. Kandidati i së djathtës Eduart Kapri u zgjodh kryebashkiak, pasi doli fitues nga zgjedhjet e 21 qershorit, përballë kandidates së ASHE-së, Diana Mile.

Recommended