Korçë, ndërpriten punimet për sheshin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dalja në sipërfaqe e eshtrave është bërë shkak për ndërprerjen e punimeve të sheshit para xhamisë Iljaz Bej Mirahori. Bashkia e Korçës, ka bërë të ditur se punimet do të rifillojnë në një moment të dytë, deri sa ekspertet të vendosin se çfarë do të behet me eshtrat e gjetura. Sipas myftiut të Korçës, Haxhi Muçi, vite më parë ky territor ka shërbyer si varreze për besimtaret myslimane të këtij qyteti. Punonjësit e firmës qe po kryen punimet e rikonstruksionit te sheshit para xhamisë, gjeten 5 kafka njerëzish e eshtra të tjera, të cilat janë marrë në dorëzim nga policia e Korçës, për t?u analizuar se cilës periudhe i përkasin.

Recommended