Burg dy vëllezërve Aliko - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve te Renda vendosi këtë te mërkure masën e sigurisë ?arrest me burg? për dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko te akuzuar si autor te vrasjes se punonjësit te policisë Ibrahim Basha, dhe te tentativës për vrasjen e pese efektiveve te tjerë. Dy vëllezërit Aliko, nuk kane pranuar te flasin para Gjykatës. Ata ia kane lene te drejtën e përfaqësimit avokatit Neshat Fana, i cili ka pretenduar per një mase me te lehte sigurie, pasi sipas tij, Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë prove qe te fajësoje te akuzuarit. Masa për Alban Alikon, u zhvillua edhe ne praninë e një psikologeje, pasi nga verifikimet e Prokurorisë rezultoi se ai nuk i ka mbushur ende 18 vjeç. Me herët, Gjykata e Krimeve te Renda dha masën e arrestit me burg edhe për Devid Shehun 19 vjeç si dhe Serxhio Shehun, 20 vjeç. Ata akuzohen se kane ndihmuar vëllezërit Aliko, qe te largoheshin nga Lazarati dhe t?i fshiheshin policisë.

Recommended