Veliaj premton banesat sociale - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidati i majte për bashkinë e kryeqytetit Erion Veliaj ka premtuar t?i japë zgjidhje nje prej problemeve me te mprehta qe ka shoqëruar qytetaret e Tiranës per vite me radhe, ndarjen e banesave sociale per njerëzit ne nevoje. Edhe pse apartamentet jane ndërtuar prej vitesh ato nuk janë ndare per qytetaret, ndaj Veliaj beri nje premtim per banoret e njësisë numër 6 ne Tirane. ?Ata që kanë emrin në listë do të marrin shtëpitë. Që në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak do të shpërndajmë banesat sociale sepse këta nuk ishin të aftë ta bënin, turp i madh. Përveç 385 vetëve që u ka dalë emri, ka edhe plot të tjerë që duan një banesë sociale?. Me tej, Veliaj tha se nen drejtimin tij, bashkia e kryeqytetit do te ofroje shërbime te njëjta per çdo zone dhe qytetare kudo qe ata ndodhen ne qendër apo periferi.?Nëse Tirana është rritur në popullsi, duhet të rriten edhe shërbimet që ofron Bashkia. Është fat i mirë që tani edhe Kashari është një lagje e Tiranës. Të njëjtat vendime që do t?i marrim për qendrën e Tiranës, do t?i marrim edhe për këtë lagje të re sepse njerëzit nuk i kemi ndarë ndonjëherë, në ca të nënës dhe ca të njerkës.?Pjesë e platformës së Veliajt është edhe ndërtimi i banesave të tjera sociale, përveç atyre ekzistuese por edhe shtrirja e investimeve ne zonat periferike per te përmirësuar jetesën e banoreve.

Recommended