Veliaj me banorët e Kasharit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Tirana nuk mund të ndërtohet nga ata që kanë shkatërruar vendin?. Kështu u tha Erion Veliaj banorëve të Kasharit, gjatë dëgjesës mbi hartimin e programit të tij elektoral. ?Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron. Këta janë ekipi që e shkatërroi Shqipërinë dhe nuk e harrojnë zajonin.?Kandidati i mazhorancës këtë radhë ka sulmuar edhe rivalin e tij në garën për Bashkinë. ?Si qenka sukses kur punon për privatin. Sukses është që të çosh pacientët nga spitali publik dhe i çon tek privati, tek ajo klinika 2.6 mln euro.?Veliaj ka kërkuar edhe votën e të djathtëve, duke iu rikthyer sloganit të Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2009. ?Duam të fitojmë këtu jo vetëm me votat e të majtëve, por edhe më të djathtët që nuk lejojnë të tallen.?Kandidati i të majtës për Tiranën siguroi banorët e Kasharit se Bashkia do të investojë në këtë zonë më shumë se kudo tjetër, pasi kjo është pjesa që sjell më shumë taksa, si hapësira ku shtrihen bizneset më të mëdha.

Recommended