Basha: Rama vetëm mashtroi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Premtimet e pambajtura nga qeveria Rama gjatë këtyre 18 muajve ishin kryefjalë e liderit të opozitës Lulzim Basha gjatë takimeve në jug të vendit.Lulzim Basha:Tani që e dinë që s?ia dalin dot me premtime, se populli thotë, prapë premtime, prapë mashtrime, i janë kthyer kërcënimeve, po s?votuat për ta nuk ka bukë, nuk ka drita, nuk ka ujë, nuk ka lek. Këto dy vjet që kishin edhe bashkinë, edhe qeverinë, a kishte punë? A kishte investime? A kishte kantiere të reja? A kishte zhvillim? A kishte subvencione? Këta edhe kur i kanë pasur të dyja pushtetet i kanë bërë po aq keq, madje edhe më keq, sepse siç më tha Jorgua i mençur në Himarë, ?Rilindja ka një parullë, imja imja, e jotja e imjaKreu demokrat nuk ka la përmendur dhe selektivitetin e qeverise, qe sipas tyij shembullin me te mire e ka tek ndërtimet e paligjshme te deputetit socialist Koco Kokedhima.Premtoi vende pune, mbylli vende pune, premtoi barazi para ligjit por i trajton shqiptarët si të njerkës dhe Koçon si të nënës. Mbi 8 mijë objekte janë rrafshuar, i kanë goditur në kundërshtim me ligjin me dhunë policore, sarajet e Koços lartësohen. Dy vjet përpara premtuan 300 mijë vende pune. Tani po mbushet 2 vjeçari, ku i ka 150 mijë vende pune? Papunësia është rritur me 7 përqind.Ne Himarë, PD kandidon Lefteri Priftin, i cili në këtë garë do të ketë përballë kandidatin e zgjedhur nga e majta Gjergji Goro.

Recommended