Rezolutë mirënjohjeje për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Roli i shqiptareve per shpëtimin e jetës se hebrenjve te përndjekur nga nazistet gjate Luftës se Dyte Botërore tashme është i njohur, por per te vlerësuar kete qëndrim senati i Shtetit te Nju Jorkut miratoi njëzëri nje rezolute, qe shpreh mirënjohje. I pranishëm ne votimin e saj ishte presidenti, Bujar Nishani.Nisma ishte kërkuar nga anëtari i Asamblesë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj dhe senatori Jefrrey Klein. Pas takimeve me ligjbërës presidenti Bujar Nishani kujtoi kontributin e Shqipërisë, qe u rreshtua përkrah forcave aleate ne mbrojtje te hebrenjve dhe apeloi qe mizoritë dhe tmerret e luftes te mos përsëriten me. Gjate qëndrimit ne SHBA Nishani vizitoi edhe Asamblenë e Nju Jorkut, ku u ndal tek sfidat e sigurisë me te cilat përballet sot bota. Fatkeqësisht, sot pas 70 vjetësh, në shumë pjesë të globit, përfshirë dhe vende të kontinentit evropian, vërejmë me keqardhje një ndjenjë antisemite në rritje. Aktet e fundit terroriste antisemite në Francë, por edhe vende të tjera, na bëjnë të mendojmë se objektivi i arritur 70 vite më parë, po vihet sërish në pikëpyetje. Brezave të rinj ne nuk duhet t?i lëmë pikëpyetje e paragjykime të tilla, por në luftën kundër antisemitizmit dhe në mbrojtjen e lirive themelore të përcaktuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, duhet të veprojmë së bashku dhe me vendosmëri.Por përballe ketyre sfidave tha Presidenti, Shqipëria është pjese e aleancave te iniciuara nga SHBA.

Recommended