Paloka: Test droge për Ramën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti demokrat Edi Paloka i kërkoi Gjykatës së Lartë bërjen e testit të drogës për kryeministrin Edi Rama dhe rezultatet të merren si provë.Gjatë seancës së radhës ku kreu i grupit parlamentar demokrat akuzohet nga kryeministri për shpifje, Paloka kërkoi marrjen si prova edhe të tabulateve telefonike të kryeministrit si dhe procesverbalet e dy seancave parlamentare. Gjatë kërkesës për administrimin e provave, mbrojtësja ligjore e kryeministrit tha se procesverbalet e seancave parlamentare nuk mund te merren ne konsiderate pasi nuk kanë lidhje me akuzat e shpifjes. Ndërkohë kreu parlamentar i demokrateve tha se te gjitha deklaratat fyese të bera nga Rama në Parlament do te paraqiten ndaj tij në Gjykatë.

Recommended