Saimir Tahiri merret i pandehur për trafik droge - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prokuroria merr të pandehur ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.Vendimi është marrë nga organi I akuzës pas përfundimit të hetimeve te nisura nga muaji tetor i vitit te kaluar. Ai akuzohet për lidhjen me grupin e Habilajve që trafikonte drogë drejt Italisë.Ne vendin fqinjë hetimet nga prokuroria e Catanias u mbyllen dhe Tahiri rezultoi i paster pasi ndaj tij nuk u gjeten prova qe e implikonin ne trafikunin e droges se grupit Habilaj.Po ashtu të pandehur do të jenë edhe 3 ish-zyrtaret e lartë të policisë së Vlores Jaeld Çelën, Gjergji Kohilën dhe Sokol Boden.Saimir Tahiri do paraqitet të enjten në orën 13:00 për tu njohur me akuzat e prokurorisë të cilat me gjasë do të jenë trafik i lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim ne kuader te grupit te strukturuar kriminal si dhe shpërdorim detyre.Organi i akuzës mbylli hetimet për 9 persona të dyshuar si anëtarë të grupit Habilaj por ndau dy dosje që po hetoheshin bashkë me të, të ish-zyrtarëve të policisë dhe ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Recommended