Akademia e Shkencave në Kosovë akuzon Ramën për hakmarrje - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Akademia e Shkencave e Kosovës ka kritikuar ashpër iniciativen për krijimin e hapësirës në Ballkanin Perëndimor të quajtur ndryshe Mini Shengen. Ndonëse deri më tani janë zhvilluar tre takime liderësh rajonalë, ky reagim vjen pas samitit të Tiranës.AKADEMIA E SHKENCAVE E KOSOVESNisma e propozuar nga Serbia ka prapavijë të qartë destabilizuese dhe synon rrënimin e perspektivës evropiane të rajonit të Ballkanit, duke krijuar alternativa minuese dhe defaktorizim të potencialit politik shqiptar në këtë proces.Madje akademia e shkencave e quan nismën, një hakmarrje të pakuptimtë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.Duke e ditur se Kosova nuk mund të përfshihet në asnjë proces dhe në asnjë marrëveshje ku ajo nuk është e barabartë dhe ku asaj nuk i njihet shtetësia dhe sovraniteti, fyerja dhe lëndimi që iu bë asaj në takimin e fundit në Tiranë, përfshirë edhe tiradat përçmuese të kryeministrit të Shqipërisë, kap përmasat e një hakmarrjeje të paarsyeshme dhe me konotacion të frikshëm për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.Sipas këtij institucioni me të ashtuquajturin ?Mini-Shengen Ballkanik? prodhohet vetëm çrregullimin serioz i marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri dhe lëndim i ndjeshmërisë i njerëzve në të dyja vendet.
Recommended