Rikthehen reshjet e dëborës në Qarkun e Dibrës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ditët e ngrohta me diell që vijnë bashkë me pranverën duket se ishin të parakohshëm. Mëngjesin e së enjtes i gjithë rajoni verilindor është përshirë nga reshjet e dëborës, të cilat kanë qenë me intensitet të lartë kryesisht në zonat e thella. Në Peshkopi dhe Bulqizë, trashësia e Dëborës ka arritur në 10 cm. Situatë e rënduar paraqitet edhe në Komunën e Lurës e cila që nga reshjet e fundvitit të kaluar, komunikimin me zonat urbane e realizonte vetëm nga Rrësheni, pasi me Peshkopinë vijon ta ketë të bllokuar. Drejtuesit e Komunave, Ostren, Trebisht, dhe Disa fshatra të Komunës Zerqan, Martanesh dhe Macukull e Xibër në Rrethin e Matit, bëjnë të ditur se trashësia e dëborës ka shkuar në 15 centimetra, por nuk ka izolim të zonave. Ndërkohë në Aksi nacional Bulqizë - Peshkopi qarkullimi është kryhet pa probleme dhe pa nevojën e zinxhirëve.
Recommended