Peshëngritje, shqiptarja merr medalje ari - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Peshëngritja shqiptare ka shënuar një tjetër sukses të madhe në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Almati të Kazakistanit. Pas shpalljes kampion bote te Daniel Godellit një ditë më parë, ketë të enjte në mesdite ka qënë radha e Romela Begaj në kategorinë e femrave deri në 68 kg për te regjistruar një rezultat të jashtëzakonshëm. Begaj ka fituar medaljen e arit në stilin e shkëputjes duke ngritur 113 kg,po aq sa rivalja vendasve, peshëngritja kazakinstanave Karina Goricheva. Por Begaj mori vendin e parë me peshë trupore me te lehte,duke bërë të valëvitët edhe një herë tjetër flamuri shqiptar në botërorin e peshëngritjes në kazakistan. Në fakt shkëputja ishte pik e e fortë e Romela Beges e cila në shtytje ngriti 132 kg, një rezultat gjithsesi I mirë në planin personal, duke u renditur ne vendin e 9 me 10 kg me pak sesa kinezja Deng ËEI që mori medaljen e artë.. ndërsa në dygaresh Romela Begaj u rëndit në vendin e 7 me me 245 kg, 17 kg më pak sesa Kinezja Deng Ëei që dominoi me 252 kg në total edhe dygareshin. rezultatet e shkëlqyera të Daniel Godellit dhe Romela Beges i japin pikë të çmuara peshëngritjes shqiptare për kualifikimet ne olimpiadën e Rios ne 2016.

Recommended