Shqipëri-Kosovë, forcim të kufirit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja e fluksit të lëvizjes së njerëzve apo automjeteve në pikat kufitare Shqipëri-Kosovë ka sjellë edhe shtimin e rasteve të kontrabandës dhe trafiqeve në të dy anët e kufirit. Për parandalimin e këtyre aktiviteteve kriminale drejtuesit më të lartë organit të akuzës kosovare kanë zgjedhur pikën kufitare të Morinit për të diskutuar me krerët e qeverisjes vendore dhe policisë së Kukësit mbi parandalimin e tyre. Por për kryeprokurorin kosovar shqetësimi më i fundit mbetet fenomeni më i ri kriminal, terrorizmi. Rritja e bashkëpunimit ndërkufitar mes të dy vendeve ka të bëjë edhe me lehtësimin e procedurave doganore për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe tregtimit të mallrave. Kukësi ka nje territor kufitar me Kosovën prej 148 km, ku ushtrojnë aktivitetin e tyre katër pika kufitare. Vetëm këtë verë kaluan kufirin si pushues mbi 1 milion e 600 mije shtetas kosovarë.

Recommended