Ekspertet per banken: te ruhet stabiliteti financiar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ngjarja në Bankën e Shqipërisë nuk duhet të lejojë të preket stabiliteti financiar i vendit. Për ekspertët e ekonomisë më e rëndësishme se çdo hallkë tjetër e kësaj ngjarjeje është që administrimi që i bëhet bankës të jetë i rregullt dhe t?u sigurojë qytetarëve mbarëvajtjen e ekonomisë. Agim Binaj thotë se si institucion i pavarur Banka e Shqipërisë ka një rol jo të vogël në ekonomi, pasi është subjekti që mbikëqyr bankat, por dhe çmimet. Për ekspertët drejtimi i Bankës Qendrore nuk duhet të jetë politik, por i pavarur. tashmë kjo sfidë mbetet për Kuvendin e Shqipërisë. Si Banka Qendrore po ashtu dhe Ministria e Financave janë në bisedime me Fondin Monetar Ndërkombëtar për masat që do të merren në vijim në Bankën Qëndrore.

Recommended