Cani: Jo rritje taksash, do marrim sërish hua - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria pritet te rishikoje buxhetin e vitit 2014 ne vjeshte kohe kur mbërrin edhe misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Me shume se sa ulje e treguesve te buxhetit, do te ketë rishpërndarje te parave, duke u'a pakësuar institucioneve me performance me te dobët. Ministri i Financave Shkëlqim Cani ne një interviste per Vizion Plus thotë se ky ndryshim do te behet ne konsultim me Fondin Monetar Ndërkombëtar.Duke folur për situatën e financave publike, ministri Cani tha se treguesit e mbledhjes se te ardhurave janë me tejkalim. përmirësimi i situatës hidrike shpëtoi edhe buxhetin e shtetit nga mbështetja qe do te jepte për sistemin energjtik. Kjo do te thotë se për ketë vit nuk do te zbatohet plani B ai i rritjes se taksave dhe tatimeve. Ndërkohe qe vitin 2015, ministria pritet te dale ne tregun ndërkombëtar për një tjetër eurobond ne shumen 300 mln euro. Ministri pranon se kjo hua do te shkoje për te paguar borxhet, por gjithsesi do te ruhet treguesi i borxhit publik.
Recommended