Makinat e përdorura, shkak për aksidente - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri më i lartë i aksidenteve që ndodhin çdo vit në Shqipëri bëhet nga makinat e përdorura. Jo vetëm jeta në aksident që është e rrezikuar, por edhe në mënyrë të tërthortë makinat e përdorura ndotin ambientin duke u bërë burim sëmundjesh në shumë raste edhe vdekjeprurëse. Federata ndërkombëtare e makinave duke i cilësuar si alarmante shifrat e aksidenteve rrugore, i ka dërguar një mesazh edhe Shqipërisë përmes presidentit të saj, Jean Todt. Situata në Shqipëri është paradoksale. Makinat të cilat ndotin më shumë ambientin dhe përdorin një karburant të cilësisë më të keqe kanë edhe numrin më të lartë. Për shoqatën e importuesve të makinave të reja, edhe nga ana e përfitimeve buxheti i shtetit në këtë situatë del me humbje. pasi ata të cilët mbrojnë ambientin paguajnë më shumë taksa se ata që kanë makina të vjetra. Shoqata e Importuesve propozon si zgjidhje të menjëhershme lejimin e importit vetëm për makinat të cilat përdorin karburantin Euro 5, dhe që i korrespondojnë vitit të prodhimit pas 2009-ës.