Tabelat dhe shkrimet në rrugë, shkak për aksidente - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto tabela apo këto mbishkrime, që kanë mbushur rrugët kryesore në vendin tonë janë elemente që cenojnë sigurinë rrugore dhe kthehen në burime aksidentesh. Shumëllojshmëria e tyre tërheq vëmendjen e shofereve duke ulur vigjilencën në drejtimin e automjetit. Një realitet i tillë është në rrugë nacionale, mbikalime apo nënkalime apo ura. Ministria e Transporteve në kuadër edhe të planit të masave për rritjen e sigurisë rrugore ka nisur pastrimin dhe heqjen e të gjitha atyre tabelave të vendosura pa autorizim. Vetë ministri Edmond Haxhinasto dha shembullin për lyerjen e mbikalimit në Unazën e Re pranë, pranë Liqenit Artificial. Pjesë e masave është edhe rritja e penalitetve për të gjitha ata që ndërhyjën në rrugët nacionale pa autorizim. Pak kohë me parë Inspektoriati Urbanistik Ndërtimor ndërmori aksionin për heqjen e reklamave përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Shembulli më tipike i ndërhyrjes pa leje dhe pa kriter në rrugët nacionale duke rrezikuar dhe jetën e banorëve është rruga e Kombit.

Recommended