Kërkohen parcelat dhe ata që qëlluan policinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia vijon sërish kontrollet në banesa për praninë e lëndëve narkotike brenda tyre apo mbjelljen e saj në oborret e shtëpive, ndërkohë që nga kontrollet e zhvilluara, në ambientet mbi depon e ujit në qendër të fshatit Lazarat, gjatë ditës së sotme është bërë e mundur që të gjenden e sekuestrohen 1 antitank, 1 mitroloz dhe një sasi e madhe fishekësh e municioni mitrolozi, antitanku, e armësh të tjera. Gjatë ditës policia arrestoi Telha Gjylin pasi në banesën e tij u gjet një arsenal armësh e fishekësh. Deri në këto momente janë arrestuar 15 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë dhe për kultivimin kanabisi. Prania e policisë në Lazarat është përshëndetur edhe nga kryetari i komunës së Lazaratit, Dash Aliko. Përgjatë gjithë ditëve të operacionit në Lazarat janë asgjësuar mbi 23 ton kanabis sativa, 81 mijë rrënjë bimë narkotike dhe fidanë. Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 4 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit , si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë, nga të cilat 17 armë të rënda, si dhe 2 armë gjahu. Në të njëjtën kohë është ushtruar kontroll në territoret e mbi 130 banesave nga 500 qe ka fshati dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë.

Recommended