Hiqet barrikada mbi lumin Ibër në Mitrovicë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej mëngjesit të sotëm ka rinisur qarkullimi i lirë i automjeteve mbi urën e lumit Ibër e cila prej rreth tre vjetësh ishte e bllokuar me një barrikadë dheu, zhavorri dhe gurësh. Aksioni për heqjen e kësaj barrikade, i cili ishte dhe një nga pikat e parashikuara në Marrëveshjen e Brukselit, nisi në orën 01:00 të mëngjesit, nga qytetarët serbë që jetojnë në pjesën veriore të lumit Ibër. Ky aksion është monitoruar nga pjesëtarë të KFOR-it italian dhe policisë së Kosovës. Pas heqjes së kësaj barrikade, tashmë mbetet dhe një bllokadë e fundit, në zonën që njihet si lagjja e bonjakëve në veri të Mitrovicës. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeministrit në detyre Hashim Thaçi, por dhe politikanëve të tjerë të lartë në Kosovë. Thaçi tha se ky akt qytetar i serbëve të Kosovës tregon se bisedimet dhe marrëveshja e 19 prillit me Beogradin zyrtar ka qenë një hap i drejtë. Barrikada në lumin Ibër është vendosur nga banorët lokalë në korrik të vitit 2011. Ajo u pasua nga dhjeta barrikada të tjera dhe ishte një shenjë kundërshtimi ndaj përpjekjeve të Prishtinës zyrtare për të shtirë sundimin në veri të vendit.
Recommended