“Vule” mbi artin ne diktature - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Prej vjeshtes se vitit te kaluar Partia Demokratike po punon per nje kuadër te ri ligjor per dekomunistizimin e shoqerise shqiptare. Nje draft i eshte cuar per mendimin fondacionit gjerman Conrad Adenuer i cili pasi ka dhene nje mendim nga pikëpamja historike pritet te vleresoje edhe anen juridike te projekt-ligjit.

Ne lidhje me propagandën Partia Demokratike synon te rregulloje me ligj edhe cështjet që kanë të bëjnë me artin e realizmit socialist.

Ajo që kërkon te beje Partia Demokratike është vendosja e një shënimi tek cdo film apo libër për të shpjeguar diktaturën komuniste, pa përjashtuar asnjë film apo libër përfshi edhe ata te nje prej figurave më të rëndësishme të letersisë sonë si Ismail Kadare.

Edhe pse është i vetëdijshëm për debatin që hap një nisëm e tillë Alibeaj beson se kjo është një zgjidhje e drejtë për shoqërinë.

E ndërsa PD pret ekspertizen e fondacionit gjerman, drafti do të mbetet në zyrat e kuvendit nëse opozita nuk siguron konsensusin dhe votat e shumicës për të miratuar këtë insiativë.
Recommended