ERE: Tarifat e reja të energjisë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në vitin 2015-të të gjithë shqiptarët do ta paguajnë me çmime të reja energjinë elektrike. Kreu i Entit Rregullator të Energjisë Petrit Ahmeti thotë për Vizion Plus se nëse nuk merren disa reforma në fushën e energjisë elektrike, atëherë kostot e këtij sektori do vazhdojnë të sjellin në buxhet një faturë që mund të bëhet e papërballueshme. Dy vendimet më të rëndësishme në këtë fushë janë unifikimi i tarifave të energjisë, dhe sigurimi i energjisë elektrike nga bizneset në tregun e lirë. Deri tani shqiptarët, paguajnë 7.7 lekë për kilovat orë nëse shpenzojnë deri në 300 kilovat orë energji, dhe mbi këtë fashë ata tarifohen me 13.5 lekë. Por cili do të jetë çmimi që do të paguajë gjithsecili prej nesh? Petrit Ahmeti thotë se ende nuk është vendosur një tarifë përfundimtare dhe se janë duke u diskutuar disa skenarë, por varianti që do të mbrojë ERE do të jetë për të favorizuar konsumatorin dhe jo kompaninë e shpërndarjes.
Recommended