Duhani, ligji i ri: Gjoba duhanpirësve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Stina e verës mund të jetë pak problematike për duhanpirësit të cilët deri më sot orët e nxehta të drekës i kanë kaluar brenda nëpër bare të mbyllur të cilët kanë kondicioner. Ministria e Shëndetësisë brenda qershorit do të miratojë një ligj, i cili do të vendosë gjoba këtë herë jo vetëm për pronarët e bareve, por edhe qytetarët që shkelnin rregullat dhe konsumojnë duhan në ambiente publike të cilat nuk lejohen do të detyrohen të paguajnë një gjobë prej 5 mijë lekësh.Ka 8 vite që ligji i cili ndalon pirjen e duhanit në vendet publike ka hyrë në fuqi, por të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që nuk po zbatohet. Çfarë do të bëjë që ndryshimet e reja do të funksionojnë këtë radhë? Fillimisht kur ligji kundër duhanit hyri në fuqi, gjatë javëve të para askush nuk pinte duhan në bare, restorante, institucione shtetërore apo shkolla. Sot që flasim ne shohim duhanpirës jo vetëm në lokale por edhe në spitale, por madje edhe vetë ata të cilët miratuan ligjin, deputetët nuk e zbatuan atë. në shumë vende të botës SHBA, Itali por edhe në Kosovë, ligji që mbron qytetarët nga rreziku që vjen nga duhani po zbatohet, por në Shqipëri nuk po funksionon.Sipas ministrisë së Shëndetësisë këtë herë do të ngrihet një Inspektorat Shëndetësor i cili do të bashkëpunojë edhe me strukturat e tjera, siç janë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit apo edhe Inspektoratet Tatimore të cilët do t'i vënë gjoba duhanpirësve. Këto gjoba nëse nuk paguhen, do të kthehen në tituj ekzekutiv dhe do të vilen nga përmbarimi. Por si shprehen qytetarët, të cilët deri më sot nuke kanë respektuar këtë ligj? Me sa duket më shumë se kundërshti e qytetarëve, ligji që ndalon pirjen e duhanit në vende publike është një sfidë vullneti i institucioneve tona. A do të zbatohet këtë herë? Kjo mbetet për t'u parë.

Recommended