"Luftë krimit e korrupsionit" - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet thelbësore për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Deklarata është bërë sot nga drejtori i përgjithshëm për zgjerimin në KE Chiristian Danielson, gjatë një konference të përbashkët me Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri. Ndërsa Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri garantoi vullnetin e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Numri një i Ministrisë së Brendshme e njohu drejtorin për zgjerimin edhe për krijimin e byrosë kombëtare të hetimit, e cila sipas tij është në fazat përfundimtare dhe do të ndikojë në cilësinë e hetimeve. Ndërsa në lidhje me kultivimin e lëndëve narkotike, Tahiri tha se nuk do të lejohet më të ndodhë ajo situatë që gjeti nga qeveria e kaluar.

Recommended