Zhbogar në Kosovë: Luftë krimit të organizuar e korrupsionit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lufta kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit janë sfidat qe Kosova duhet te përmbushe, per te përfituar nga liberalizimi i vizave. Kete e beri te qarte përfaqësuesi i BE ne Prishtine Samuel Zhbogar ne takimin e Këshillit Kombëtar per Integrimin Evropian te mbledhur nga presidentja Jahjaga.?Fatkeqësisht këtë vit keni humbur shumë kohë në krijimin e institucioneve dhe jeni përballur me ikjet masive që kanë ndodhur në fillim të vitit. Kjo do të thotë se nëse nuk fokusohemi, nuk kemi shumë kohë për përmbushjen e kritereve që kanë të bëjnë me procesin e liberalizimit të vizave. Siguria dhe sundimi i ligjit vazhdojnë të mbeten fushat më të ndjeshme. Prandaj, përmirësimi i sundimit të ligjit, adresimi i korrupsionit dhe parave te pista, duhet të jenë prioritete?.Zhbogar theksoi se Kosova duhet te punoje me shume edhe per integrimin e personave qe riatdhesohen nga vendet e BE-se. Mosplotësimin e kritereve te kërkuara per heqjen e regjimit te vizave e pranoi edhe ministri i Integrimit Bekim Collaku. Por pavaresisht gjendjes, kryeministri Isa Mustafa dhe kreu i kuvendit Veseli apeluan qe përfaqësuesit e BE-së në Kosovë te ndikojnë ne shtetet anëtare me qellim qe qytetaret te udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.
Recommended