Kuvendi, nuk ka marrëveshje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konferenca e kryetareve ka reflektuar klimën e tensionuar politike që ekziston prej javësh mes mazhorancës dhe opozitës. Edhe ky kalendar tre javor i punimeve të Kuvendit nuk siguroi konsensusin e demokrateve pasi në të janë përfshirë ndryshimet në ligjin për nëpunësin civil; për të cilin tashmë opozita e ka bërë të qartë se nuk pranon asnjë ndërhyrje në variantin e miratuar me konsensus në 30 majin e 2013. Ashtu siç lajmëroi në seancën e kaluar plenare PD ka sjellë në Kuvend një amendament në ligjin për amnistinë në mënyrë që të mos përfitojnë nga falja persona që kanë kryer krime zgjedhore siç ishte rasti i zgjedhjeve të 3 nëntorit në Korçë. Shkak për konflikt mes opozitës dhe mazhorancës ka qene edhe vendimi për të mos zhvilluar seancë këtë javë, për shkak se 1 maji është pushim zyrtar dhe nuk ka ligje gati për t'u miratuar.

Recommended