Shqipëri -- Kosovë, nënshkruhet marrëveshja energjetike - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rastet kur Shqipëria ka patur nevoja për të marrë energji elektrike nga vendet e tjera kanë qenë të shumta këto 20 vite, por një nga rrugët më të lira dhe me më pak kosto ishte shkëmbimi i energjisë që ne vazhdojmë të bëjmë me Kosovën. Kështu në kohën kur Shqipëria ka patur nevojë për energji ka marrë nga Kosova dhe anasjelltas, në momentet që ne kemi patur prodhim të mirë i kemi dhënë energji elektrike Kosovës. Por, ky shkëmbim varej shumë nga ngarkesa e linjave të transmetimit, ku e vetmja që na lidh me shtetin kosovar është linja e Malit të Zi.Pikërisht për t'i dhënë fund kësaj situate dy ministrat Gjiknuri dhe Ismajli kanë firmosur memorandum ku zotohen që të përfundojnë sa më shpejt tregun e përbashkët energjetik, i cili nis me ndërtimin e linjës 400 kilovolt Shqipëri -- Kosovë. Një tjetër marrëveshje ishte edhe angazhimi i dy shteteve tona për të nisur ndërtimin e një tjetër linje Kukës -- Prizren me ngarkesë 110 kilovolt. Kjo linjë shërben për t'i dhënë siguri energjetike dy vendeve. Pra nëse një ditë ndodh që i gjithë rrjeti në Shqipëri të pësojë defekt, mund të mbahet në këmbë nga kjo linjë dhe anasjelltas.

Recommended