Pranga djalit të Ibrahim Rugovës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e EULEX-it në Kosovë ka ndaluar deputetin Ukë Rugova, i biri i ish-Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, me akuzën e pjesëmarrjes në krim të organizuar dhe shpërdorim të detyrës zyrtare. Forcat policore bastisën shtëpinë e zotit Rugova në lagjen "Velania" të Prishtinës, mëngjesin e sotëm. Avokati i Rugovës, ka konfirmuar se me urdhër të prokurorit, klienti i tij do të mbahet në paraburgim për 48 orë. Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit zhvilloi një operacion në orët e para të së mërkurës, duke arrestuar edhe shtatë persona të tjerë. Mes tyre është edhe një zyrtar i Ambasadës Italiane në Prishtinë, Florian Petani, me shtetësi shqiptare, por që së fundmi ka marrë edhe shtetësinë e Kosovës. Ai akuzohet për shitblerje vizash. Ukë Rugova drejton partinë me emrin "Lista Ibrahim Rugova", e cila pjesë e koalicionit qeverisës që drejtohet nga Hashim Thaçi. Po nga kjo forcë politike, EULEX ka arrestuar më herët edhe zëvendëskryeministrin Bujar Bukoshi, por ai doli i pafajshëm pas procesit gjyqësor.
Recommended