Fermerët: Prodhimet stok, shkak kërkesa më çmim të lirë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse prodhimet vendase janë më të kërkuarat nga konsumatorët, fermerët po përballen me mungesën e tregut dhe stokun e produkteve. Qindra kuintalë patate kanë mbetur stok në fushat e fermerëve të Maliqit. Bashkëshortët Rozeta dhe Vladimir Adri kanë me qera 10 hektarë tokë në fshatin Vreshtas dhe këtë vit kultivuan pataten, por mbi 700 kuintalë u ka mbetur në fushë dhe rrezikon t'u prishet. Fermerët pranojnë se kjo ka ardhur edhe për shkak të këmbënguljes së tyre, pasi refuzojnë ta shesin mallin me çmimin që u kërkohet. Kryetari i komunës Vreshtas tregon për Vizion Plus, së janë me dhjetëra fermerë në zonën e juglindjes që u rrezikohet malli nga mbajtja stok. Sipas kryekomunarit, Festim Adri, kjo ndodh edhe për faj të fermerëve, të cilët nuk janë të orientuar me tregun dhe politiken e çmimeve. Vitet e fundit, fermerët shqiptare po përballen me probleme në tregun e shitjes së prodhimeve bujqësore. Këmbëngulja e tyre për të mos ulur çmimet i ka vënë ata përpara rrezikut, duke humbur çdo gjë që kanë prodhuar gjatë një viti.

Recommended