Abuzimet në shtet, 144 punonjës të dënuar në 5 vjet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa Bashkimi Europian kërkon prova konkrete për luftën ndaj korrupsionit, shifrat për ndëshkimin e fenomenit në Shqipëri janë të ulëta. Rezultatet me të fundit janë bërë publike në një studim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i cili ka vene në fokus rastet e gjykuara për shpërdorim të detyrës dhe korrupsion në administratën publike. Të dhënat e këtij studimit tregojnë se në 5 vjet, gjatë periudhës 2007 - 2012 numri i punonjësve të marrë të pandehur, është gjithsej 232. Por fajtorë për shpërdorim detyre, janë shpallur vetëm 144 prej tyre. Kjo do të thotë se në kryeqytet, ku përqendrohet edhe pjesa më e madhe e administratës shtetërore, Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ndëshkon në një vit rreth 30 punonjës. Por përtej numrit modest të të dënuarve, studimi tregon se edhe të ndëshkuarit në përgjithësi janë favorizuar përmes penalizimeve me gjobë, ose dënime alternative, të cilat janë më të mëdha se ato me burg. Në Kodin Penal shqiptar të dy fenomenet konsiderohen si krim dhe dënohen, por problemet lidhen me zbatimin e ligjit kur bëhet fjalë për ndarjen mes tyre, shpërdorim detyre dhe korrupsion. Eksperti në çështjet penale, Ismet Elezi shpjegon diferencat. Për profesor Elezin të dy shkeljet ligjore nuk duhet t'i bashkëngjiten njëra-tjetrës, por të gjykohen sipas neneve përkatëse. Shpërdorimi i detyrës në Kodin Penal konsiderohet si krim dhe dënohet deri në 7 vjet burg, ndërsa korrupsioni apo ndryshe mitmarrja shkojnë edhe deri në 10 vjet.

Recommended