Ja si ka përgjuar NSA-ja - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Agjencia Kombëtare e Sigurisë ka përgjuar 70 milionë telefonata ne France, 60 milionë ne Spanje, 38 krerë shtetesh, 38 ambasada te huaja ne SHBA përfshi këtu BE-në dhe OKB-në. Por shqetësimi dhe pyetja qe ngrëne te gjithë është se çfarë është ky sy magjik qe mundëson këto përgjime?Ne fakt nuk behet fjale për një sy magjik, por për një program te mire organizuar përgjimi, te koduar me emrin "Muskular". Aktualisht Agjencia Kombëtare e Sigurisë, NSA, operon ne mënyre ligjore me një program te tille qe quhet "Prism". Ky i fundit nisi qe ne vitin 2007 për te parandaluar sulme te mundshme terroriste. Ai i detyron kompanitë e mëdha Google, Facebook, Yahoo e Apple, qe te vene ne dispozicion informacionet qe kërkohen nga NSA. Por këto te dhëna duket se kane qene te pamjaftueshme per Inteligjencën Amerikane, te cilat kane nisur nje tjetër operacion, kësaj radhe shume te fshehte.Por si ka funksionuar skema e vjedhjes? Ne momentin kur dikush nga ne kërkon informacion ne Google, ai kalon te ky server ndërmjetës. Për te përgjuar te dhënat tuaja duhet ndërhyre te ky server ndërmjetës. Kjo është shume e ndërlikuar dhe me kosto, pasi serveri është i koduar. Këtu mund te ndërhyjnë vetëm hakerat. Serveri ndërmjetës i kalon mesazhin Google-it. Serverat e Google e sinkronizojnë informacionin pa fjalëkalime.  Këtu ndodh dhe rrjedhja e informacionit ose ndryshe përgjimi.Por, si kane mundur shërbimet sekrete te ndërhyjnë ne këtë sistem? Gjithçka duket fare e thjeshte, pasi qarkullimi i informacionit brenda serverave te Google nuk është as i koduar dhe as nuk ndahet me servera te tjerë. Ato funksionojnë ne një mënyrë te tille për t'u mundësuar motorëve një kërkimi me shpejtësi me te larte:Jane disa nga serverat e Google ne bote qe lidhen me njëra-tjetrën me ane te fibrave optike. Këto fibra ndodhen nen toke ose nen det. Ekspertet e Agjencisë Amerikane kane arritur t'i gjejnë dhe te ndërhyjnë te këto fibra...Kjo te paktën është ajo çfare kuptohet nga dokumentet sekrete qe kane dale ne drite. Te tjera materiale pritet te dalin. Por, ajo qe mund te themi me siguri aktualisht, është se këto përgjime, i kane vene një njolle lirisë qe propagandojnë Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Recommended