Ja fotot e 16 më të kërkuarve në Berat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Berati është cilësuar si një nga qytetet më problematike për shkak të bandave që mbizotërorin sidomos në vitet 90?.Policia e Shtetit publikoi listën me emrat e 16 personave më të kërjkuar në këtë qark, të dënuar me 25 vite burg e burgim të përjeshtshëm për vrasje, si dhe për vepra të tjera të rënda penale.Një ndër më të kërkuarit është Musa Protoduari: ai është dënuar përjetë, për krijim bande të armatosur dhe vrasje në vitin 1997 në Urën Vajgurore, ku u qëlluan për vdekje 4 punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë.Për këtë ngjarje, u dënua edhe bashkëshortja e tij, Fatbardha si dhe disa persona të tjerë.Në listën e policisë është edhe emri i Byniamin Hajro, i dënuar me 26 vite burgim për vrasjen e 2 personave në Berat, në Qershor të 97?-ës. Mes të kërkuarve është edhe Vasil Bajraktari, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa 6 vite më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda i konfiskoi shtatë apartamente, një lokal dhe disa llogari bankare që kapin shumën e 130 mijë eurove, për të cilat dyshohej se i kishte vënë nga trafiku i prostitutave.Listës me emrat e më të kërkuarve të Beratit i është shtuar edhe ai i Mirela Muhametllarit, tashmë 43 vjeçe. Ajo është dënuar me 10 vite burg për trafik të lëndëve narkotike, pasi ka tentuar të kalojë 40 kg drogë me avion nga Rinasi.

Recommended