Ambasada amerikane: Ja si do hetojë BKH korrupsionin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një tjetër video por kësaj here për mënyrën sesi do të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit.Në një postim në facebook, ambasada shpjegon të gjithë mënyrën sesi BKH e prokurorët e posaçëm do të hetojnë korrupsionin në nivele të larta.?Në videon e kaluar, mësuat mbi Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar (SPAK). Këtë javë do të flasim për Byronë Kombëtare të Hetimit, ose shkurt BKH. Çfarë është BKH? Përse është e rëndësishme BKH? Shikoni këtë video për të mësuar se si BKH dhe Prokurorët e Posaçëm do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit?Në videon e shpërndarë, Ambasada thekson se Byroja do të ketë të njëjtin funksion si FBI në Amerikë.Sipas ambasadës, të gjithë hetuesit e Byrosë do të trajnohen në zyrën e FBI në Virxhinia.Ambasada thekson gjithashtu se Byroja kombëtare e Hetimit është njësia hetimore e SPAK.

Recommended