Spital modern...pa skaner! - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krenar Nanushi, një i ri nga qyteti i Durrësit prej ditësh është në gjendje kome dhe po lufton me vdekjen pas një aksidenti të rëndë që pësoi 5 ditë më parë. Ai është shtruar në repartin e kirurgjisë në spitalin e qytetit bregdetar, por nuk ka asnjë përmirësim të shëndetit të tij. Mjekët nuk kanë mundësi që ta ekzaminojnë nëpërmjet skanerit apo rezonancës manjetike për të ditur më shumë rreth gjendjes së tij shëndetësore. Ai nuk mund të lëvizë dot për të marrë shërbimet e munguara në një spital tjetër, ndërkohë që familjarët bëjnë apel për të shpëtuar jetën e të afërmit të tyre. Prej disa muajsh as aparatura e skanerit dhe as rezonanca magnetike në këtë spital nuk punojnë për shkak të defekteve. Procedurat e ngadalta kanë bërë që shumë pacientë të rrezikojnë jetën në kohën që kërkohet me urgjencë kryerja e skanerit apo rezonancës në këtë spital.

Recommended