Bylykbashi: Bojkoti i opozitës, i përkohshëm - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bojkoti parlamentar i opozitës është i përkohshëm dhe lidhet vetëm me nismën e mazhorancës që pezulloi me një akt normativ, hyrjen në fuqi të Ligjit për Nëpunësin civil, miratuar me konsensus. Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi tha në emisionin e mëngjesit "7 pa 5" në Vizion Plus, se demokratët mbeten të hapur për dialog me shumicën e majtë, për të miratuar reforma të rëndësishme. Deputeti i PD-së paralajmëroi një faturë të rëndë financiare për buxhetin e shtetit, me prishjen e kontratave apo zhbërjen e koncesioneve nga qeveria e re. Zoti Bylykbashi, që ka mbajtur më herët detyrën e shefit të kabinetit të ish-kryeministrit, tha se Berisha ua pohonte gjatë bisedave zyrtarëve të lartë të huaj se do të jepte dorëheqjen nga kreu i partisë nëse humbte zgjedhjet e 23 qershorit.

Recommended