Bylykbashi, i deleguari i opozitës së bashkuar në Komisionin për zgjedhjen e KQZ-së - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita e Bashkuar i është përgjigjur ftesës së kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për Komisionin Parlamentar që do të përzgjedhë edhe 12 anëtarët e rinj të KQZ-së.I deleguari i PD-LSI në Komisioni për zgjedhjen e KQZ-së është Oerd Bylykbashi. Ky vendim u mor pas mbledhjes që kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi me nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili.Në letrën e shkruar nga Gazment Bardhi, theksohet se Bylykbashi, i cili ishte dhe i mandatuari i PD për në Këshillin Politik, do të jetë përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar në Komisionin Parlamentar.?Në përgjigje të shkresës suaj nr. 2143 Prot., datë 04.09.2020 dhe në përputhje me nenin 17, pika 3 dhe nenin 183 të ligjit nr. 101/2020 ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 ?Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, ju njoftojmë se: Kemi autorizuar si përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë Komisionit Parlamentar, që do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së, z. Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik të ngritur me marrëveshjen politike të 14 Janarit 2020. Në emër të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar: Sekretari i Përgjithshëm GAZMENT BARDHI?, thuhet në letër.

Recommended