Kelmendi kthehet triumfuese - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ditë pasi i dha Kosovës titullin kampion bote në Brazil, xhudistja Majlinda Kelmendi kthehet si triumfatore në Prishtinë. Qindra qytetarë të Kosovës kishin dalë për ta pritur 22-vjeçaren në aeroportin "Adem Jashari". Në mjediset e këtij aeroporti u mbajt edhe një konferencë e përbashkët për mediat e kampiones së botës dhe ministrit të Kulturës së Kosovës. Më pas, me anë të një autobusi të posaçëm me foton e Majlindës, sportistja parakaloi nëpër rrugët e Prishtinës. E gjithë ceremonia u transmetua drejtpërdrejt edhe nga radiotelevizioni publik i Kosovës, i cili ndërpreu edhe transmetimet normale të ditës, duke i dhënë peshë këtij momenti. Majlinda Kelmendi shkruajti historinë, duke i dhëne titullin e pare kampione e botes vendit te saj Kosovës ne kampionatin boteror te xhudos qe u zhvillua ne brazil. Ne finalen ne peshën 52 kg , 22-vjeçarja mundi vendasen Erika Miranda duke rrëmbyer medaljen e arte. Kelmendi u be sportistja e pare qe i dhuron kete titull vendit te saj qe kur Kosova u shpall shtet i pavauar. Kelmendi garoi ne Lojërat Olimpike te Londres nen flamurin shqiptar, por pas kësaj olimpiade, federata ndërkombëtare e xhudos njohu me te drejta te plota homologet kosovare.

Recommended