Kelmendi shkruan historinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Majlinda Kelmendi shkruajti historinë teksa i dha titullin e pare "kampione bote" vendit te saj Kosovës ne kampionatin botëror te xhudos qe po zhvillohet ne Brazil. Ne finalen ne peshën 52 kg, 22 vjeçarja mundi vendasen Erika Miranda duke rrëmbyer Medaljen e Arte, Kelmendi u be sportistja e pare qe i dhuron këtë titull vendit te saj qe kur Kosova u shpall shtet i pavarur. Sipas specialisteve te këtij sporti triumfi i Kelmendit, nuk ishte rastësi pasi sportistja ka fituar shume gara prestigjioze ndërkombëtare si rasti i "World Masters" ne Tiomen te Rusise. Per te arritur ne finale sportistja nga Peja zhvilloi katër gara. Ne Vazon A Kelmendi doli fituese pasi mundi portugezen Joana Ramos  francezen Prishila Gneto dhe gjermanen Maren Kraeh. Ne gjysmëfinale xhudistja kosovare triumfoi ndaj japonezes Yuki Hashimoto. Kelmendi garoi ne Lojërat Olimpike te Londrës nen flamurin shqiptar por pas kësaj olimpiade federata ndërkombëtare e xhudos njohu me te drejta te plota homologet kosovare. Te enjten  ne Rio De Zhaneiro do te garoje një tjetër xhudiste kosovare Nora Gjakova e cila llogaritet si favorite për te fituar medalje ne kategorinë 57 kg.

Recommended