Kanceri po kthehet në epidemi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kanceri ne Shqipëri po kthehet ne epidemi. 6 mije raste te reja diagnostikohen çdo vit me kete sëmundje. Sipas mjekeve, kanceri me i shpeshte dhe me vdekshmërinë me te larte është ai i mushkërive. 700 persona konstatohen çdo vit me tumor te pulmoneve ku humbjet e jetës jane afërsisht sa edhe rastet.Pas nje studimi te kryer specialistet e shëndetit publik thonë se dy shkaktaret kryesore te shtimit te rasteve janë ndotja e ajrit dhe duhanpirja.Ne prag te muajit nëntor i cili i eshte kushtuar ndërgjegjësimit per kancerin e mushkërive mjeket bëjnë apel per diagnostikim te hershem. Referuar studimeve ne vend, numrin me te madh te pacienteve me kancer te pulmonit e zëne ata nga Elbasani, Fieri e me pas Tirana, qytete ku ndotja e ajrit per shkak edhe te industrive te renda është e larte.Ndërsa me uljen e moshes se duhanpirësve, kanceri i mushkërive po shfaqet edhe tek moshat e reja tek te dy gjinitë.Kolla e vazhdueshme per me shume se nje muaj është shenja e pare qe duhet t?u alarmoje per t?iu drejtuar mjekut. Kanceri i mushkërive është me i shpejte tek meshkujt, ndërsa tek femrat me i përhapur është ai i gjirit.

Recommended