Doris Pack për zgjedhjet në Shqipëri - Vizion Plus - News, Lajme

  • 9 years ago
Eurodeputetja Doris Pack e ka quajtur rezultatin e zgjedhjeve te 23 qershorit, nje goditje te vërtet për politikanet qe kane qeverisur deri me tani. Nje nje interviste per radion "Deutsche Welle" dhe qeverisjen e re nen drejtimin e te majtëve, Pack thekson se tashme qeveria e re do te duhet te përballet me sfida te mëdha e te realizoje premtimet e dhena. "Shqipëria nuk më suprizon më. Sigurisht që kjo fitore e arritur nga Aleanca e Majtë është një goditje për politikanët që kanë qeverisur deri tani, por ky është një proces demokratik ku ka fituar shumica e cila tashmë i takon edhe të qeverisë për katër vitet e ardhshëm. Votuesit kanë dhënë votën për të majtët dhe tani është koha që ata të dëshmojnë se sa janë në gjendje t'u përgjigjen premtimeve të tyre dhe të qeverisin në respekt të votës së zgjedhësve". Për sa i përket heshtjes te se djathtës për 3 dite rresht dhe mos-reagimit te kryeministrit Berisha, Pack thekson: "Sigurisht që në stilin e një demokracie të mirë, normalisht humbësi duhet të urojë fituesin. Por ju e dini vetë se sa e helmuar është klima në Shqipëri. Unë jam e sigurtë se edhe Rama nuk do ta kishte uruar Berishën nëse ai do të kishte fituar". Ndërsa i ka uruar suksese kryeministrit te ardhshëm te vendit, eurodeputetja shprehet se te majtës ju dha një shans për te qeverisur e duhet ta shfrytëzoje ate ne shërbim te qytetareve. Sipas saj, shumica prej 84 mandatesh ne parlament do te jete nje lehtësim për qeverinë e re.

Recommended