Librat e rinj te fundjavës - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
"Arkipelagu Gulag" eshte nje nga kryeveprat e shkrimtarit te njohur dissident rus Aleksander Sollzhenicin. Romani i përkthyer tashme ne shqip vjen mes librave te rinj te javes. Botimi voluminoz qe përshkruan Bashkimin Sovjetik nga viti 1918 deri ne 1956 konsiderohet si rrefimi i asaj çka ishin asokohe kampet e internimit dhe burgjet famëkeqe, te përjetuar nga vete Sollzhenicin, i cili u nderua me çmimin Novel ne vitin 1970, dhe vetëm katër vite me vone u dëbua nga ish Bashkimi Sovjetik per te jetuar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Bashke me këtë roman te disidentit rus, ne shqip perkthehet e botohet kete jave nje tjetër liber i rëndesisshem i letërsisë botërore. Është fjala per pseudonimin Zhak Casanova De Seingalat, i njohur ndryshe si Xhakomo Casanova. Kujtimet e aventurierit italian nga viti 1725 deri ne 1798 vijnë per here te pare te plota edhe ne shqip. Autobiografia e konsideruar skandaloze është nje burim i forte i normave zakonore dhe asaj cka ishte jeta shoqërore europiane përgjatë shekullit te 18-te. Ne gjininë e librave thriller botohet "Nuk duhet te Fle" i shkrimtarit britanik Es.Xhej. Watson. Autori debutoi per here te pare me kete roman ne vitin 2011 dhe u kthye menjehere ne bestseller. Ndersa ne gjininë e librave roze, vjen nje tjeter roman i autores se njohur amerikane te "Sex and The City" dhe "Xhungel Buzekuqesh". Kandes Bushnell përkthehet me "Bulevardi i Peste". Mes te rinjve te javës publikohet edhe ky libër utilitar nen titullin "100 teste per te stërvitur kujtesën" nga Dr. Berndard Kroisil.

Recommended