Librat e rinj te fundjavës - Vizion Plus - News - Lajme

  • 8 years ago
Romane, biografi, libra studimore vijnë këtë jave me tituj te rinj per lexuesin shqiptar. Kejti Prais, dikur modele e famshme ne Mbretërinë e Bashkuar tashme autore librash, sjell ne shqip romanin "Kthimi i vajzës". Libri i shndërruar ne bestseller rrëfen per suksesin e Eden, një vajze e talentuar dhe e famshme ne fushën e muzikës e cila bie pre e alkoolit. Autorja tregon përpjekjet e vajzës për t'iu rikthyer muzikës, famës dhe historisë se saj te dashurisë. Futbollisti i njohur suedes me origjine boshnjake, Ibrahimovic sjell per lexuesin dhe tifozët e tij librin biografik " Historia ime, unë jam Zllaton Ibraimoviç" .
Ketë libër me bashkautor David Cagercraux, futbollisti rrëfen historinë e jetës dhe suksesin e tij. Historiani Tomas Maisen vjen per lexuesin shqiptar me librin voluminos dhe kerkimor "Historia e Zvicres". Me nje stil te rrjedhshëm dhe bazuar ne kërkime historiani sjell te reja rreth shkaqeve se perse Hitleri pushtoi Zvicren ne 1940 dhe përpjekjet e këtij shteti ne shekullin e 21 për te zëne vendin e vet ne arenën ndërkombëtare. Ne këndin e librave te rinj te autoreve shqiptare këtë jave gjejmë botimin e ri te bashkimit shehut, djalit te Mehmet Shehut, "Loja, shembja e qiellit". Libri percjell dramen psikologjike te nje te riu ne nje raport problematik me autoritetin ateror, pushtetor dhe me autoritetin e Zotit. Rini e ndërprerë, dëshira dhe dashuri të gjymtuara, i internuar ne diktature dhe i çorientuar në post-diktaturë. Personazhi kërkon rrugëdalje nëpërmjet fesë dhe nuk arrin të besojë. Koste Cekrezi, sjell librin e ri "Plani i trete per copetimin e shqiperise" Kostë Çekrezi rrëfen diplomacinë dhe luftën mes Tiranës dhe Washingtonit, duke sjellë personazhet dhe emisarët e secilës palë, deri në vendosjen e "perdes së hekurt" midis Lindjes dhe Perëndimit. Në libër zbulohen cilat ishin kërkesat amerikane për të njohur pas Luftës së Dytë Botërore qeverinë e re të Tiranës. Ndersa autori Ermal Baze vjen me studimin "Nje qytet me statute". Pedagogu i fakultetit histori -filologji sjell përpjekjen e tij per te rikthyer ne vëmendje te botes akademike dhe publikut statutet e Shkodrës, këtë monument te kulturës shqiptare

Recommended