Daçiç: S'e njohim kurrë Kosovën - Vizion Plus - News, Lajme

  • 8 years ago
Pavarësisht se ka ripërsëritur se Beogradi nuk do ta njohë kurrë Kosovën, kryeministri serb, Ivica Daçiç shprehet se problemi i institucioneve paralele në veri duhet të zgjidhet. Duke folur gjatë një interviste në Uashington, për shërbimin e Ballkanit të radios "Evropa e Lirë", Daçiç theksoi se të gjithë faktorët ndërkombëtarë, përfshirë BE-në e SHBA-të, dëshirojnë që dialogu Prishtinë-Beograd të vazhdojë. I pyetur se çfarë pret nga SHBA-të kur është fjala për Kosovën, Daçiç tha se nuk parashikohen ndryshime të mëdha në këtë fushë. "Është e qartë se ne nuk do ta njohim kurrë Kosovën. Në anën tjetër, Serbia është duke u përpjekur që të gjejë zgjidhje të problemit të strukturave paralele", ka thënë Daçiç. Ai ka shtuar gjithashtu, se ashtu si SHBA-të e Bashkimi Europian, edhe Serbia dëshiron që marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel mes Prishtinës e Beogradit, të zbatohen edhe në terren. Kryeministri serb po qëndron këto ditë në Uashington, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan. Pas takimit në nivel presidentësh, më 22 shkurt, pritet të zhvillohet raundi i pestë i bisedimeve mes Thaçit e Daçiç në Bruksel, me ndërmjetësimin e baroneshës Ashton.

Despite repeated that Belgrade would never recognize Kosovo, Serbian Prime Minister Ivica Dacic said that the problem of parallel institutions in the north should be resolved.
Speaking during an interview in Washington, Balkan service of Radio "Free Europe", Dacic said that all international actors, including the EU and the U.S., like the dialogue between Pristina and Belgrade to continue. Asked what he expects from the United States when it comes to Kosovo, Dacic said he does not foresee major changes in this area. "It is clear that we will never recognize Kosovo. On the other hand, Serbia is trying to find a solution to the problem of parallel structures, "said Dacic. He also added that as the United States and European Union, Serbia wants to agreements signed in Brussels between Pristina and Belgrade, to be implemented in the field. Serbian Prime Minister is staying these days in Washington, where he is expected to meet with senior U.S. state. After meeting at the President, on February 22, is expected to take place fifth round of talks between Thaci Dacic in Brussels, with Baroness Ashton mediation.

Recommended