Daçiç: Rama gaboi që përmendi Kosovën në Serbi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizita e delegacionit shqiptar dhe deklaratat e kryeministrit Rama, vijojnë të kenë jehonë në Serbi. Numri dy i qeverisë serbe, njëherësh ministër i Jashtëm, Ivica Daçiç tha sot se vizita e Ramës në Beograd, nuk e arriti qëllimin e saj. Daçiç deklaroi për televizionin publik të Serbisë, se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të përkeqësuara nga sa ishin më herët. Ai i qëndroi edhe njëherë tezës së provokimit. Sipas Daçiç, Rama gaboi që i kërkoi Serbisë që të njihte Kosovën. Ivica Daçiç tha se: ?Vizita e Ramës u organizua nga të gjitha palët dhe vinte si përgjigjje ndaj bashkësisë ndërkombëtare, pas konferencës që u mbajt në Berlin, nën kujdesin e kancelares Merkel. Mirëpo vizita nuk i arriti objektivat për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe pas kaq shumë vitesh. Megjithatë, shpresoj që hapat e ardhshëm të jenë më dobiprurës. Ana e mirë e vizitës ishte nënshkrimi i disa marrëveshjeve. Zëvendëskryeministri serb Daçiç tha se dyert mbeten të hapura, pasi edhe kryeministri Vuçiç ka shprehur dëshirën për të vizituar Shqipërinë.

Recommended